Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se emigrimi i të rinjve vjen si pasojë e mungesës së shpresës dhe mungesës së vendeve të punës
Gjatë një bashkëbisedimi me nënat që kanë fëmijët në emigracion, Basha u shpreh:
“Cila është arsyeja e kësaj dhimbjeje? Është largimi i të rinjve. Cili është shkaku i largimit të tyre? Mungesa e shpresës, mungesa e perspektivës, mungesa e vendeve të punës.”
Basha premtoi se qeveria e ardhshme do të garantojë punësim për të rinjët dhe do të rikthejë shpresën.
“Dhe kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur në krye të prioriteteve tona për qeverisjen e nesërme, kthimin e shpresës tek Shqipëria, me prioritet absolut vendet e punës, punësimin e në veçanti punësimin e rinisë. Detyra e qeverisë së ardhshme është që t’ua bëjë sa më të lehtë dhe sa më të pranueshëm rikthimin në vendin e tyre, dhe ky është një tjetër prioritet sa i përket rinisë në veçanti dhe mbylljes së kësaj plage të emigracionit.”