Fondi për të drejtën humanitare në Kosovë ka organizuar një peticion për krijimin e Qendrën Memoriale në Batajnicë. Lajmin e dha deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, në një postim në Facebook, të martën, 1 dhjetor.
Më 2011 në Batajnicë ishte zbuluar një varrezë masive, ku u gjetën 744 trupa të shqiptarëve të Kosovës, të vrarë gjatë luftës së fundit.
“Me qëllim të zhdukjes së gjurmëve dhe të ikjes nga drejtësia, pas vrasjes në mënyrë monstruoze, kufomat e viktimave janë bartur mbi 400 km nga vendi i krimit, nga ana e urdhërdhënësve dhe ekzekutuesve, që ishin edhe zyrtarë shtetërorë të Republikës së Serbisë. Kjo hapësirë, ku janë varrezat masive shfrytëzohet ende sot nga pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë’, shkruan Kamberi.