Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi propozoi që fëmijët në fillore të bëjnë mësim në komunitet.
Në një intervistë në News 24, me gazetarin Sokol Balla, të martën në mbremje, ajo pohoi se qeveria duhet të angazhojë mësuesit në pension për të bërë mësim në komunitet:
“Fëmija i klasës së parë duhet të mësojë abetaren, gjuhën shqipe, 2+2 bëjnë katër. Ne kemi bërë një propozim, kemi filluar ta diskutojmë dhe me mësues. Sot sistemi arsimor ka me qindra e mijëra mësues që kanë dalë në pension 2-3 vitet e fundit, ashtu siç janë dhe studentët e masterit të vitit të fundit, apo mësues të hequr nga shkolla për bindje politike.”
Kryemadhi propozoi që qeveria të angazhojë administratorët e palleteve që të krijojnë një database me fëmijët dhe mësuesit dhe t’ju mundësojë një ambjent.
Ky propozim vjen pas vendimit të qeverisë për organizimin e mësimit të alternuar (online dhe fizikisht), në shkollat publike dhe private në varësi të numrit të infektimeve dhe të nxënësve në klasë.