Tomini: Ndalohen grumbullimet për festat e fundvitit

Nga Exit News
Tomini: Ndalohen grumbullimet për festat e fundvitit

Drejtoresha e Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini deklaroi se kopshtet dhe çerdhet nuk janë vatra infeksioni.

Gjatë një komunikimi me gazetarët, sot, 2 dhejtor, Tomini pohoi se nuk ka arsye për mbylljen e tyre:

“Sa i përket çerdheve dhe kopshteve, nuk kemi evidentuar trend në rritje, në moshën 0 deri në 4 vjec incidenca është shumë e ulët. Nuk kemi evidentuar shpërthime masive në çerdhe apo kopshte.”

Në lidhje me festat e fundvitit, Tomini tha se tashmë nuk do të lejohen grumbullimet familjare:

“Grumbullimet masive dhe festat sigurisht që janë element që duhet të priovohen, të ndalohen. Tani e tutje është e mirë të festojmë në familjen e ngushtë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>