Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka mbyllur hetimet për ish-drejtorin e burgut 313 Eduard Strugaj.
Ai akuzohet për korrupsion pasiv e shpërdorim detyre, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një tjetër zyrtar të administratës së burgut, kanë lejuar në mënyrë të parregullt që një shtetas të vërë makineta për shitjen e kafeve dhe produkteve të tjera, në disa burgje.
Shuma që Strugaj dhe nënpunësi tjetër kanë marrë është 457.000 mijë lekë, ose rreth 3700 euro.
Ngjarja nën hetim ka ndodhur në mars 2020.
Tani çështja pritet të gjykohet nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit.