2 persona në Lezhë u arrestuan për trafik të dy bombave me telekomandë drejt Malit të Zi. Policia e Lezhës njoftoi të enjten se personat e arrestuar janë: E. Ç., 33 vjeç dhe M. G., 30 vjeç, banues në Durrës (të dënuar me parë).
Policia gjatë kontrollit konfiskoi “dy bomba me mekanizëm shpërthimi në distancë nëpërmjet aparatit telefonik celular, ku njëra ishte me lëndë të dyshuar plasëse e llojit tritol dhe tjetra me lëndë të dyshuar si plasëse e llojit dinamit”.