Presidenti Meta i ka bërë apel qeverisë e Ministrisë së Shëndetësisë që të respektojë të drejtat e personave me aftësi ndryshe për të marrë shërbime dhe trajtime sit ë gjithë të tjerët.
Në një postim në Facebook, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Meta tha se pandemia ka thelluar më shumë pabarazitë për këtë kategori:
“Pandemia COVID-19 ka thelluar akoma më shumë pabarazitë, që ekzistonin më parë, duke bërë që Personat me Aftësi të Kufizuara të ekspozohen më shumë ndaj problematikave dhe rreziqeve të shtuara në këtë periudhë.”
Presidenti theksoi se realizimi i plotë i të drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara është pjesë thelbësore, e pandashme dhe e pamohueshme e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.