Facebook do të heqë lajmet ne rreme për vaksinat Covid-19, njoftoi kompania të enjten. Ky është vendimi më i ashpër i marrë nga Facebook për të ndaluar përdorimin e platformës së saj për promovimin e retorikës anti vaksinë.
Sipas rregullave të reja, lajmet e rreme në lidhje me vaksinat Covid-19 do të hiqet nga Facebook dhe Instagram sapo këto të vlerësohen nga ekspertët e shëndetit publik.
Kompania thotë se kjo është në vijim të politikës së saj për të bllokuar lajmet e rreme për koronavirusin.
“Duke pasur parasysh lajmet e fundit se vaksinat Covid-19 së shpejti do të shpërndahen në të gjithë botën, gjatë javëve të ardhshme ne gjithashtu do të fillojmë të heqim lajmet e rreme në lidhje me këto vaksina”, tha një zëdhënës i kompanisë.
Këto lajme përfshijnë deklarata të rreme për sigurinë , efikasitetin, përbërësit ose efektet anësore të vaksinave, tha Facebook.
Këto mund të jenë postime të llojit se vaksina përmbajnë mikroçipa, ose teori konspirative, ose që popullata specifike po përdoren pa pëlqimin e tyre për të provuar sigurinë e vaksinës.