Rama përgënjeshtron lajmin për dënimin e memeve

Rama përgënjeshtron lajmin për dënimin e memeve

Kryeministri Edi Rama përgënjeshtruar lajmin se qeveria do të dënojë memet, duke theksuar se ai i pëlqen ato.

Gjatë intervistës në emisionin “Politik On”, Rama u shpreh se i ka kërkuar Bujar Kapexhiut të hapë një ekspozitë në kryeministri me karikaturat për të.

Jo, jo. Absolutisht! Siç ka ndodhur me ata që janë habitur apo mahnitur nga ky lajm. Edhe mua kur ma thanë, e para sepse është e pamundur, teorikisht dhe praktikisht ti ndalosh memet. Por e dyta sepse, unë jam një njeri që më pëlqen të argëtohem me memet dhe shijues i kahershëm i humorit dhe humorit vizual po themi.

Kam patur shumë dëshirë dhe e kam ende dëshirën që Bujar Kapexhiu të ekspozojë të gjitha karikaturat për mua në sallën e ekspozitave në kryeministri.”

Rama u shpreh se neni 238 që ka qarkulluar në media është një nen i marrë nga Kodet Penale europiane, por dokumenti është i një grupi pune dhe jo i Ministrisë së Drejtësisë.

“Bëhet fjalë për një material të shkruar nga një grup pune, i cili po punon për Kodin e ri Penal dhe e dyta, edhe në atë material që nuk është akoma një projekt i Ministrisë së Drejtësisë dhe aq më tepër i qeverisë. Është nen i marrë që e kanë shumë Kode Penale të Europës

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>