Gjykata e Lezhës vendosi të premten arrest me burg për Gjergj Gjinin, i akuzuar për sulmin në Lezhë kundër Hil Gjinit.
Gjatë seancës gjyqësore, Gjini pohoi se kishte konflikte të hershme me me të plagosurin por nuk kishte qëllim ta plagoste atë.
Të martën Gjergj Gjini qëlloi me armë drejt makinës së Hil Gjinit duke e plagosur atë.
Pas sulmit policia e arrestoi Gjinin, i cili rezultoi të ishte komshi me të plagosurin.