Sotm me 4 dhjetor në presidencë do të hidhet shorti për të zgjedhur anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2021.
Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë dërguar në presidencë listat me magjistratët që përmbushin kushtet.
KED është insitucioni kompetent për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për Gjykatë Kushtetuese dhe Inspektor të Lartë të Drejtësi. KED zgjidhet në fund të çdo viti dhe ushtron detyrën për vitin pasardhës.
Ai ka 9 anëtarë të cilët zgjidhen me short nga prokuroritë dhe gjykatat e të gjithë niveleve.