Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha premtoi se qeveria e tij do të ndihmojë bizneset e prodhimit në vend. Gjatë një vizite në punishten e qilimave në Kukës tha se “prodhimet shqiptare do të kenë të gjithë mbështetjen e qeverisë time”.
Basha i bëri thirrje punonjësve të punishtes të mos dekurajohen për situatën e vështirë, sepse “bashkë do ta ndryshojmë”.
Gjithashtu ai tha se qeveria e tij do të sigurojë barazi “mes grave dhe burrave në shoqëri dhe ekonomi, që nga pagat deri tek mundësitë”.
Basha kritikoi qeverine për ndihmën e pakët për bizneset në këtë krizë:
“Kosova me gjysmën e Buxhetit të Shqipërisë ka dhënë disa herë më shumë ndihmë për qytetarët. Shqipëria jep ndihmën më të vogël në Ballkan.”