Gjykata e Përmetit është mbyllur të premten për shkak të infektimeve me Covid-19.
Të paktën tre punonjës të gjykatës kanë rezultuar pozitivë, ndërsa të tjerët janë vetëkarantinuar.
Kancelarja e gjykatës Orjana Dervishi lajmëroi se gjykata do të qëndrojë e mbyllur deri në 13 dhjetor.
Gjatë këtyre ditëve, gjykata do të shqyrtojë vetëm rastet urgjente, ndërsa çdo gjyq tjetër dhe shërbimet ndaj publikut do të ndërpriten.