Kompania Moderna do të jetë në gjendje të prodhojë 500 milionë doza të vaksinës së saj kundër COVID-19 në 2021, sipas shefit ekzekutiv të kompanisë bioteknologjike, Stéphane Bancel.
“Për 500 milionë, jam shumë komod se do t’i arrijmë (në 2021),” tha Bancel, ndërsa fliste në Konferencën e Investitorëve të Nasdaq të premten.
Ai shtoi se vaksina do të kushtojë $37 për dozë. Ndërsa për porosi me shumicë “si për qeverinë e SHBA, ne mund të arrijmë në 25 dollarë për dozë”, shtoi Bancel.
Moderna është një prej 3 vaksinave që kanë raportuar se garantojnë 95% mbrojtje ndaj virusit.
Kompania paraqiti kërkesë për miratim pranë autoriteteve amerikane dhe evropiane të ilaçeve.