Kasem Hysenbelliu, pronari i Fax News ka humbur jetën nga Covid-19, në moshën 59 vjeçare.
Sipas mediave, ai po kurohej në Turqi për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore.
Ende nuk dihet nëse Hysenbelliu kishte sëmundje bashkëshoqëruese.
Hysenbelliu ka qënë më herë drejtor i News.24, por në vitin 2017 ai u bë pronar i televizionit Fax News.