Kreu i PD-së, Lulzim Basha premtoi se do të mbështesi fermerët gjatë qeverisjes së tij.
Gjatë një takimi me fermerët në Kukës, Basha e konsideroi mëkat mënyrën se si janë trajtuar ata në këto 7 vite.
Basha tha se do të subvenconojë dhe dotë japë ndihmë direkte për fermerët.
“Është mëkat që një zonë me kaq shumë traditë ku prodhimet tuaja kanë bërë emër në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin ta gjej në një varfëri të tillë.
Nesër ju garantoj që do të jem në krahun tuaj, jo me fjalë por me subvencione, me mbështetje direkte për fermerët.
Ju garantoj, do keni përkrahje. Do keni përkrahje, do keni mbështetje nga qeveria e ardhshme”
Basha shtoi se qeveria e ardhshme nëpërmjet ndihmës së fermerëve do të ndalojë dhe emigracionin e të rinjve.