Mbretëresha e Britanisë Elizabeth dhe burri i saj Princi Philip mund të “lejohen të dalin në publik” pas vaksinimit COVID-19, raportoi gazeta The Times, duke cituar një ndihmës anonim të mbretëreshës.
Mbretëresha 94-vjeç dhe bashkëshorti i saj 99-vjeç do të jenë ndër personat e parë që do të vaksinohen në vend, duke qënë se qeveria i ka dhënë prioritet personave mbi moshën 80 vjeç.
Mediat kanë raportuar se vaksinimi i Mbretëreshës do të ndihmonte kundër fushatës dezinformuese të bërë në publik.
Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar më shumë se 60,000 viktima në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka infektuar më shumë se 1.7 milion persona.
Të dy trashëgimtarin e fronit Princin Charles dhe djali e tij Princin Ëilliam e kaluan koronavirusin.
Times tha se në vitin 1957, mbretëresha bëri publike që Charles dhe motra e tij Princesha Anne, në atë kohë 8 dhe 6, ishin vaksinuar kundër poliomelitit, duke ndihmuar në lehtësimin e shqetësimeve në lidhje me efektet anësore të mundshme të asaj që ishte atëherë një vaksinë e re.