Protestuesit kërkojnë zgjedhje të reja parlamentare në Moldavi

Nga Exit News
Protestuesit kërkojnë zgjedhje të reja parlamentare në Moldavi

Mijëra protestuan kërkuan zgjedhje të parakohshme në Moldavi  të dielën.

Ata protestuan në Kishiniev, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë aktuale. Protesta u mbajt para ndërtesës së Parlamentit.

Presidentja e zgjedhur Maia Sandu kishte thirrur tubimin. Sandu është në favor të lidhjeve të ngushta me Bashkimin Europian.

Kuvendi i Moldavisë miratoi një ligj që kalon kompetencat e agjencisë së inteligjencës nga Presidenca tek Parlamenti.

Pas këtij vendimi pati protesta në 3 dhjetor nga qyetarët.

Në zgjedhjet e kaluara Maia Sundu doli fituese kundër presidentit Igor Dodon, i cili mbështetej nga Rusia.

Sandu dhe mbështetësit e saj thonë se qëllimi i këtij ligji ishte që t’i kufizoheshin fuqitë presidenciale përpara se ajo të merrte detyrën e të parës së shtetit.

Në protestë ajo tha se qeveria e kryeministrit Ion Chicu duhet të japë dorëheqje dhe të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Igor Dodon nuk dëshiron që ta pranojë humbjen. Ai dëshiron që tani t’ia vë flakën shtetit, të provokojë kaos, ta fusë Moldavinë në izolim ndërkombëtar”, tha ajo para protestuesve.

Pritet që në datën 10 Dhjetor Gjykata Kushtetuese të konfirmojë fitoren e presidentes Sandu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>