Basha premton ndihmë ndaj bizneseve gjatë qeverisjes së tij

Nga Exit News
Basha premton ndihmë ndaj bizneseve gjatë qeverisjes së tij

Kreu i PD-së, Lulzim Basha premtoi se në qeverisje do të ndihmojë bizneset të dalin nga kriza e koronavirusit.

Ai zhvilloi takime me biznese në njësinë administrative numër 11.

Punonjësit e këryre bizneseve u shprehën se qeveria nuk ka dhënë mjaftueshëm ndihmë ndaj tyre.

“Shumë e vështirë gjendja. Ja ky dyqan mban 6 frymë në shtëpi. 4 janë fuqi punëtore që mund të punojnë. Asgjë hiç, s’ngelet.”, u shpreh njëri prej pronarët të bizneseve.

Ata shtuan se gjatë pandemisë ka patur rënie të fitimit për shkak të rënies së konsumit.

“Pas pandemisë ka pasur shumë, të paktën 30% minimumi dhe vazhdon se të ishte se do të kishte ndalu do ishin mirë. Gatuajnë nga frika nëpër shtëpia. Nuk dalin, gatuajnë brenda”, tha pronari i një furre buke.

Basha akuzoi qeverinë se nuk ka prioritet qytetarët por interesat e saj personale. Ai tha se Shqipëria ka paketën më të vogël të ndihmës ekonomike në rajon.

Basha premtoi se në pushtet do të ndihmojë të gjitha bizneset.

“E kemi detyrë ndaj qytetarëve dhe ky është edhe premtimi kryesor që bëjmë sot, dhe nesër do keni një qeveri që ta keni në krahun tuaj. Do t’ju ndihmojmë ju, do të ndihmojmë çdo familje në nevojë. Dhe na duhet një ndryshim i menjëhershëm, na duhet një qeverisje e re, na duhet një ndryshim i ri sepse kështu nuk ecet.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>