PD: Skema e rimbursimit detyron shqiptarët të blejnë ilaçet vetëm në 5 kompani farmaceutike

Nga Exit News
PD: Skema e rimbursimit detyron shqiptarët të blejnë ilaçet vetëm në 5 kompani farmaceutike

Partia Demokratike deklaroi se skema e rimbursimit i detyron pacientët të marrin ilaçet nga 5 kompani në mënyrë që ato të rimbursohen.

Në një postim në facebook, sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi shkruan se vendimi i qeverisë përjashton ilaçet e marra për trajtim para përgjigjes së tamponit dhe pse mjeku i familjes i ka diagnostifikuar si Covid.

“Skema e rimbursimit është e paprecedentë. Udhëzimi emërton jo vetëm ilaçet dhe vitaminat e rimbursueshme, por përcakton edhe se prodhimi i cilës kompani farmaceutike do të rimbursohet. Udhëzimi detyron pacientin të blejë vetëm tek 5 kompani ilaçet e rimbursueshme, duke shkelur rëndë ligjin.

Kushti që ilaçet rimbursohen vetëm kur (pasi) pacienti konfirmohet pozitiv nga ISHP, e bën praktikisht të pazbatueshëm vendimin për rimbursimin. Është fakt që mjekët e familjes, bazuar në simptomat e pacientit apo rezultatet e testit të kryera në privat, e fillojnë mjekimin e pacientëve pa pritur konfirmimin e testit nga ISHP.”

Bardhi shtoi se qytetarët meritojnë një qeveri që kujdeset për ta dhe meritojnë një rimbursim të plotë të ilaçeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>