Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka kujtuar të martën 30 vjetorin e lëvizjes së dhjetorit.
Në një postim në Facebook, Basha shkruan se 30 vjet më parë studentët ndryshuan fatin e Shqipërisë duke shtuar se është koha të bëjmë realitet ëndrrën e tyre.
“E duam Shqipërinë si gjithë Europa!
Kjo ishte thirrja e tyre teksa kapërcenin, barrierat policore dhe dhunën e regjimit.
E duam Shqipërinë si gjithë Europa!
30 vjet më parë, heronjtë e rinisë shqiptare ndryshuan përgjithmonë fatin e Shqipërisë. Ata luftuan për liri, për demokraci, për të drejtat e njeriut – dhe fituan.
Në 30 vjetorin e lëvizjes së dhjetorit le t’i nderojmë ata me zotimin për të bërë realitet Shqipërinë si gjithë Europa!”.