Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden ka premtuar gjetjen dhe bërjen e 100 milion vaksinave anti-Covid në 100 ditët e tij të para në detyrë.
Ai tha se muajt e tij të parë në detyrë nuk do t’i jepnin fund shpërhapjes së Covidit, por tha se ai do të ndryshonte kursin e Covid-19.
Duke prezantuar ekipin e tij për shëndetësinë, ai u bëri thirrje amerikanëve që të “mbajnë maskën për 100 ditë”.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Amerika ka regjistruar më shumë se 15 milion të infekuar, mes të cilëve 285,000 viktima. Të dyja shifrat janë rekorde botërore.
Shumë pjesë të vendit po përballen me shpërhapje masive të virusit, dhe ngarkesa të larta në spitale.