Britanikëve mund t’u ndalohet hyrja në vendet e BE-së duke filluar nga janari i 2021.
Për shkak të daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian si dhe kufizimeve prej Covid-19, qyetarët britanik do e kenë të vështirë lëvizjen në vendet e BE, përcjell BBC.
Prej janarit, udhëtimet e pakufizuara nëpër shtete brenda bllokut nuk do të aplikohen automatikisht për banorët e Britanisë, sikurse ndodhte më parë.
Hyrja në BE do të bazohet më pas vetëm për udhëtime të rëndësishme.
Shtetet me nivel të ulët infeksioni nga Covid-19 aktualisht cilësohen si jo të rëndëioshme për udhëtime.
Tetë shtete me nivel të ulët të Covidit janë në listën e atyre të aprovuara për udhëtime lirshëm.
Deri më tani, BE nuk ka plane për të futur Britaninë në atë listë.
Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Dominic Raab, ka thënë për BBC, se kufizimet do të varet në atë se çfarë vendos BE-ja dhe shtetet anëtare të saj.