Ministri në ikje, Sandër Lleshaj, ka konfirmuar se dorëheqja e tij është pranuar nga kryeministri Rama por ka mohuar se ajo erdhi si pasojë e përgjegjësisë së tij në vrasjen e Klodian Rashës.
Teksa renditi disa arsye morale dhe etike për aktin e tij, Lleshaj nuk pranoi se ka plane për të ardhmen e tij politike.
“Dorëheqja jepet vetë, është një akt individual dhe sovran i imi. Kontradita këtu është me përvojën e shëmtuar në Shqipëri me dorëheqjen. Kemi një akt human për vrasjen e një djaloshi nga një punonjës policie…. S’kam asnjë përgjegjësi por jap dorëheqjen dhe lëshoj rrugën. Është shenjë respekti ndaj qytetarëve”, tha Lleshaj në emisionin “Opinion”.
“Unë nuk bëj plane për të ardhmen, bëj plan vetëm për ndjekjen e parimeve të mija fondamentale. Duke ndjekur parimet unë mbërrij aty ku dua të mbërrij pa patur asnjë plan konkret. Asnjë post që kam marr nuk e kam planifikuar as nuk e kam kërkuar. Për të nesërmen nuk planifikoj dhe nuk mendoj për asnjë gjë. Ajo që mendoj është të dorëzoj detyrën dhe të vazhdoj jetën private”, shtoi ai.
Lleshaj iu përgjigj edhe akuzave të opozitës, të cilës sipas tij i mungon e drejta morale pas 21 janarit.
“Dua të distancohem nga një politikë e shëmtuar e drejtimit të gishtit nga ata që skanë të drejtë të ngrejnë as gishtin dhe as dorën. Iu mungon e drejta morale sepse përvoja I ka lënë plagë të rënda si 21 janari. U them ministry nuk ka asnjë përgjeghësi por ka kurajon të japë dorëheqjen”, deklaroi ish-ministri.