Presidenti Meta pohon se reforma në drejtësi është keqpërdour nga qeveria

Nga Exit News
Presidenti Meta pohon se reforma në drejtësi është keqpërdour nga qeveria

Presidenti Ilir Meta deklaroi se reforma në drejtësi u keqpërdor nga qeveria.

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin e organizuar nga Këshilli Rinor i Bashkëpunimit Rajonal, Meta u shpreh se keqpërdorja e kësaj reforme ndodhi në disa momente të rëndëishme siç ishte zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm.

“Kjo reformë për fat të keq u keqpërdor totalisht nga ana e qeverisë aktuale. Kjo ndodhi me disa momente kyçe, siç është zgjedhja e prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, për t’u shmangur zgjedhja sipas standardit dhe për të nisur uzurpinim e këtij institucioni. Ndaj kjo është arsyeja se pse shumë çështje nuk hetohen sot dhe PPP-të kanë dalë jashtë kontrollit.”

Meta tha se askush se mendoi se kjo reformë do të mundësonte kapjen e shtetit dhe cenimin e shtetit të së drejtës, duke theksuar se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>