Brataj pohon se nuk do të ketë masa shtesë kundër Covid-19

Nga Exit News
Brataj pohon se nuk do të ketë masa shtesë kundër Covid-19

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se gjendja e koronavirusit në vend është e stabilizuar dhe se nuk do të ketë masa shtesë.

Në një intervistë për News 24, Brataj tha se nuk po mendohet për lehtësim të masave për shkak se është ende herët.

““Nuk është marrë vendim, jemi akoma në analizim të situatës, se si do të veprohet me masat e tjetra. Mendoj që nuk do të ketë masa shtesë pasi nuk pati një përkeqësim të situatës në vend. Nuk ka datë të caktuar të datës së mbledhjes. Në këtë moment nuk mund të flasim për lehtësim të masave. Publiku është më shumë i përgatitur për shtrëngim të masave. Kjo është pasqyrë e 3 javëve të kaluara. Situatën e tanishme do ta shohim për 3 javët në vijim ose në fund të muajit. S’mund të mendohet në lirim të masave. S’kemi kaluar tek masat e shtrënguara.”

Në lidhje me mbipopullimin e spitaleve, Brataj tha se ka një ulje të përsonave që kërkojnë trajtim spitalor.

Të dy spitalet COVID kanë pasur zona të caktuara. Në 24 orët e fundit më rezulton se janë 58 shtrime, ndërsa javën e kaluar ishin 85 të tillë. 74 janë trajtuar në banesë, pasi janë forma të lehta.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>