Protesta për Klodian Rashën është shtrirë të shtunën edhe në Fier.
Përveç se në Durrës, Tiranë dhe Elbasan, dhe Shkodër pati protesta edhe në Fier ku policia ka shoqëruar disa protestues.
Disa të rinj i kanë vënë flakën koshave të mbeturinave pranë gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier.
Vrasja e Klodian Rashës ka shkaktuar reagim në shumë qytete të Shqipërisë. Prej katër ditësh të rinj në të gjithë vendin kanë protestuar kundër dhunës policore.
Deri më tani janë arrestuar mbi 25 persona dhe më shumë se 130 janë nën hetim. Gjatë protestës së të enjtes ka pasur shoqërime të tjera.
Policia ka shoqëruar edhe të mitur, 57 ku disa prej tyre janë nën 14 vjeç.