Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë e mjekut Mihal Kerci, i cili humbi jetën për shkak të virusit Covid-19.
Basha shprehu mirënjohje dhe falenderime për mjekët që sakrifikuan jetën e tyre në luftën kundër pandemisë.
Në shënimin e shpërndarë në rrjetin social Facebook, Basha publikoi një kolazh të fotografive të 24 mjekëve që kanë humbur jetën për shkak të Covid-19, që nga nisja e pandemisë.