Greqia ka raportuar 693 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.
Kjo është shifra më e ulët ditore që nga mesi i tetorit.
Autoritetet raportojnë se ka pasur edhe 85 humbje të tjera jete si pasojë e COVID-19.
Shifrat e reja e çojnë numrin total të rasteve në vend në 124,534, prej të cilëve 3,625 kanë ndërruar jetë.