Rama: Buxheti i 2021 parashikon rritje të pagave të mjekëve, vaksina falas dhe jo e detyrueshme

Nga Exit News
Rama: Buxheti i 2021 parashikon rritje të pagave të mjekëve, vaksina falas dhe jo e detyrueshme

Kryeministri Edi Rama deklaroi se buxheti i vitit 2021 parashikon rritje të pagave të mjekëve dhe infermierëve.

Gjatë një konference për shtyp, Rama u shpreh se të gjithë familjet në nevojë ekonomike do të marrin dyfish ndihmë ekonomike në vitin 2021.

Buxheti i vitit të ardhshëm jep mbështetje financiare për ata që janë në nevojë, familjet në ndihmë ekonomike do të marrin dyfishin deri në përfundim të kësaj lufte me armikun e padukshëm. Mjekët, infermierët, gjithë bluzat e bardha do të kenë një rritje të qenësishme të pagës së tyre, po të kthehemi në kohë para 7 vitesh, infermierët paguheshin me 36000 lekë.”

Rama u shpreh se vaksina kundër Covid-19 do jetë falas dhe nuk do të jetë e detyrueshme.

“Po bëjmë luftë për të garantuar vaksinimin falas, nuk do të jetë e detyrueshme por këdo që dëshiron të vaksinohet ajo do të jetë falas.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>