Qeveria nuk po bën mjaftueshëm për të siguruar vaksinën anti-Covid, tha të martën kreu i PD Lulzim Basha.
Ai ka deklaruar se PD po kërkon të sigurojë vaksinën që Shqipëria të mos mbetet e fundit.
Kryedemokrati tha se ka folur me partnerët dhe “në çdo bisedë i ka kërkuar që pavarësisht sjelljes skandaloze të qeverisë aktuale, Shqipëria mos mbetet e fundit”.
Basha tha se opozita nuk duhet të presë qeverinë të ikë dhe pastaj të sigurojë vaksinën.
Ai ka akuzuar kryeministrin Rama se shkoi në Neë York për të siguruar vaksinën dhe u “kthye duarbosh”.
“Sot me të vërtetë shqiptarët janë të parët që largohen nga atdheu në Europë, jo sepse u hoqën vizat, por sepse Rama i hoqi shtetin e së drejtës, i shkatërroi ekonominë, vendet epunës, e dorëzoi në dorë të të një grushti njerëzish. Vetëm largimi i së keqes është hapi për shpresë”, tha Basha.