Kryeministri i Kosovës Avdullaj Hoti e sheh Bashkimin Europian si aspiratë për integrimin politik dhe ekonomik të Kosovës.
“BE-ja për neve mbetet sigurisht aspirata jonë për integrim politik dhe ekonomik, por në të njëjtën kohë është edhe investitori më i madh në Kosovë, duke ndërtuar infrastrukturën e nevojshme sociale për fuqizimin e shtetit të së drejtës, për fuqizimin e konkurrencës dhe rritjen e aftësisë konkurruese të ekonomisë së Kosovës’’, pohoi Hoti.
Gjatë konferencës “ëhite Book 2020”, Hoti tha se “është obligim institucional i kryeministrit që të mbajë dialogun e hapur me të gjitha organizatat që përfaqësojnë bizneset, investitorët në Kosovë e në veçanti me Këshillin e Investitorëve nga vendet e BE-së”.
Hoti paralajmëroi se në mars do të finalizohet ‘’Strategjia Kombëtare për Zhvillim 2030’’.
Sipas Hotit kjo strategji ndihmon institucionet që t’i orientojnë më mirë resurset publike dhe të koordinojnë mbështetjen nga donatorët për dekadën e ardhshme.