Serbia do të ndalojë hyrjen në vend nga data 20 dhjeotr për perosnat që nuk janë të pajisur me testin negativ PCR.
Testi duhet të jetë jo më i vjetër se 48 orë. Masa vlen edhe për shtetasin e huaj dhe për vendasit.
Qeveria e Serbisë miratoi masën pas rekomandimit të Shtabit të Krizave.
Ky institucion merret me mbrojtjen e shëndetit të popullsisë nga pandemia.
Qeveria pohoi se ata të cilët nuk kanë një test negativ PCR, do të detyrohen të hyjnë në vetizolim për dhjetë ditë.
Ata mund të testohen në Serbi dhe nëse testi i tyre PCR është negativ, ata nuk do të jenë më të detyruar të qëndrojnë në izolim në shtëpi.