Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin uroi të martën presidentin e zgjedhut të SHBA, Joe Bidenin për fitoren.
Putin tha se shpreson që Rusia dhe Shtetet e Bashkuara “do të lënë anash dallimet e tyre për të promovuar sigurinë globale”.
Putin në një komunikatë nga Kremlini tha se “sa më përket mua, unë jam gati të bashkëpunoj dhe kontaktoj me ju”.
Fitorja e Bidenit është konfirmuar nga Kolegji Zgjedhor të hënën.