Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se shqiptarët kanë qënë më të varfërit në Europë vitin e kaluar.
Në një postim në Facebook, Basha publikoi raportin e Eurostat në lidhje me PBB për frymë në vend dhe shkruan se shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për ta.
“Vitin e kaluar shqiptarët ishin më të varfërit në Europë. Edhe gjatë pandemisë ata patën ndihmën më të ulët në rajon nga qeveria, çka ka çuar në rritje të varfërisë dhe pamundësisë për shumicën.Boll më! Është koha për ndryshim. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për ta”