Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë 5 të dënuarve në Durrës Skrapar dhe Berat. Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:
- A. L., banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
- V. L., banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
- Ç. Y., banues në Skrapar, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
- A. A., banues në Skrapar, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve”;
- A. Sh., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, i mbetur në tentativë
Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.