Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha të mërkurën se situata me pandeminë në Kosovë është nën kontroll. Ai pohoi në një konferencë për media se masat kufizuese që po zbatohen nga 11 nëntori, kanë treguar rezultat të kënaqshëm.
“Në dy-tri ditët e fundit, numri i rasteve të reja së paku është stabilizuar, një rënie e lehtë, por mund të themi se situata është stabilizuar, është parandaluar rritja eksponenciale dhe situata është nën kontroll dhe mjekët nëpër spitalet tona janë duke e përballuar fluksin e qytetarëve, që kanë nevojë për shërbime shëndetësore”, tha Hoti.
Përmirësimin e situatës Hoti e sheh me pesiimizëm. Ai tha se nuk pritet të përmirësohet në javët në vijim, dhe se një trend i ngjashëm ka përfshirë gjithë Evropën.
“Na duhet të përgatitemi për të gjithë skenarët që mund të ndodhin”, tha kryeministri i Kosovës.