Arrestohet Rezart Taçi në Zvicër

Arrestohet Rezart Taçi në Zvicër

Policia  zvicerane ka arrestuar tregtarin e naftës Rezart Taçi. Prokuroria zviceriane lëshoi, përpara një viti, një urdhër arresti për Zotin Taçi për akuzat e fallsifikimit dhe mashtrimit financiar.

Hetimi ndaj tij filloi mbas denoncimit të dy kompanive të huaja, me të cilat ai kishte marrëdhënie tregtie.

Zoti Taçi ka qenë një ndër sipërmarrësit kryesor në vend, kryesisht në fushën e importit dhe tregtimit të naftës e gazit. Në vitin 2008, ai bleu kompaninë shtetërore të rafinimit të naftës ARMO, të cilën u detyrua ta rishesë 5 vjet më vonë për shkak të borxheve ndaj bankave. Rreth kësaj periudhe ai shiti apo mbylli gjithë biznesin e tregimit të naftës.

Në vitin 2013, prokuroria shqiptare filloi një hetim ndaj Zotit Taçi për mashtrim, falsifikim dhe vjedhje ndaj një furnitori të huaj, me pasojë një dëm ekonomik prej më shumë se 20 milionë euro. Prokuroria nuk jep informacione cila është gjendja e këtij hetimi.

Për më shumë:

Prokuroria heton Rezart Taçin për evazion fiskal

Rezart Taci në hetim nga prokuroria zviceriane

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>