Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kuçovë, ku një një 44-vjeçar vrau një 41-vjeçar.
Sipas të dhënave të deritanishme, autori i ngjarjes është Vangjel Polovina dhe viktima është Ajet Guneli.
Guneli kishte dhënë me qira një stallë derrash Polovinës. Sipas policisë Polovina pretendon se kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme me Gunelin pasi e shante dhe ofendonte përditë.
Policia po vazhdon hetimet për ngjarjen teksa ka arrestuar Polovinën