Qeveria jep 44 respiratorë të rinj për përballimin e pandemisë

Nga Exit News
Qeveria jep 44 respiratorë të rinj për përballimin e pandemisë

Qeveria ka dhënë 44 respiratorë të rinj për t’i ardhur në ndihmë përballimit të pandemisë, njoftoi të premten nga QSUT ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Me investimet që kemi bërë, me mbështetjen që kemi patur, kemi sot 507 respiratorë në dispozicion të strukturave tona Covid dhe jo Covid, nga 200 që ishin në fillim të epidemisë, pra ky kapacitet është rritur më shumë se 2.5 herë”, tha Manastirliu.

Ministrja tha se 44 respiratorët e rinj janë shpërndarë në QSUT, tek  “Shefqet Ndroqi” edhe për spitalet rajonale. 

Manastirliu pohoi se po bëhen përgatitje për hapjen edhe të spitaleve rajonale, sipas skenarëve të parashikuar.

“Janë 600 shtretër në dispozicion në skenarin e parë dhe në tërësi 1600 shtretër për t’u përballur me situatat që mund të vijnë si pasojë e pandemisë Covid19”, tha Manastirliu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>