Kryeminsitri Edi Rama deklaroi se qeveria po merr masat që raste si vrasja e Klodian Rashës të mos përsëriten.
Rama pohoi se kjo ngjarje duhet të shërbejë për të reflektuar mbi për gjithë sistemin e organizimit të Shqiponjave.
“Nuk është nevoja të ndodhë prapë, dhe mos ndodhtë kurrë më, dhe nuk është nevoja të jetë kaq ekstreme ngjarja, por duhet të vlejë për të analizuar në të gjitha nivelet tekniko-profesionale shkallën e gatishmërisë së trupave që janë në atë zinxhir. Nivelin e trajnimit të tyre, cilësinë e trajnuesve të tyre, procesin e trajnimit. Nuk duhet të gënjejë mendja askënd që kjo është një betejë e fituar.”, tha Rama.
Ashtu sikurse deklaroi në dhjetor të 2018 se do të dilte të protestonte me studentët, të njejtën gjë kryeministri ka thënë edhe për protestat për vrasjen e Klodianit.
Rama ka dekalruar se po të mos ishte kryeminsitër do të ishte në shesh me protestuesit.
“Po të mos isha në këtë rol do kisha dalë edhe unë në protestë jo për të gjuajtur policinë me gurë, apo thyer xhamat. Kur shoqëria reagon si një familje, sepse një anëtarë i një familje të madhe. Gjëja më e natyrshme në një vend demokratik është se shoqëria mblidhet dhe reagon për të thënë se bashkësia jonë është këtu dhe po ju shikon”, tha Rama.