Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi të premten krijimin e një platforme për dialogun Kosovë-Serbi.
Ajo tha se Kuvendi i Kosovës duhet të bjerë dakord dhe të ketë disa qëndrime të unifikuara me të cilat duhet të shkohet në dialog.
Në një konferencë për media të premten, Osmani tha se për momentin duket se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të lartë ka ngecur.
“Në mënyrë që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti apo kushdo të arrijë diçka duhet të ketë riunifikim të brendshëm në Kosovë dhe të dalim me një platformë unike të të gjithë përfaqësuesve shqiptarë në Kuvendin e Kosovës dhe atë platformë ta mbrojmë me ngulm”, tha Osmani.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u takuan për herë të fundit në Bruksel më 7 shtator,