Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 policë dhe ka pezulluar 2 të tjerë nga ushtrimi i një detyre a shërbimi publik, njofton Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.
Katër nga policët janë pjesë e komisariatit të Maliqit dhe 2 punojnë në drejtorinë vendore të policisë në Korçë. Ata akuzohen për shpërdorim detyre.
Sipas SHÇBA dyshohet se policët kanë favorizuar subjekte të ndryshme në fushën e prerjes dhe transportimit të paligjshëm të lëndëve drusore në territorin e Maliqit, duke informuar këto subjekte mbi vendkontrollet e policisë, lëvizjen e shërbimeve dhe operacionet policore, me qëllim mosgoditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.