Zëvendës presidenti i SHBA-ve, Mike Pence u vaksinua të premten kundër Covid-19.
Vaksinimi i tij u transmetua drejtpërdrejtë në televizion.
Gjithashtu sëbashku me Pence u vaksinua dhe bashkëshortja e tij Karen dhe mjeku Jerome Adams.
Pence poho se vaksina është “e sigurt dhe efektive” dhe se shpejtësia me të cilën është zhvilluar është “mrekulli mjekësore”.
Ndërkohë ditët në vijim pritet të vaksinohet dhe presidenti i zgjedhur Joe Biden.
SHBA-të filluan vaksinimin më 14 dhjetor kundër COVID-19, tre ditë pasi u miratua përdorimi i saj.