Shefja e epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino deklaroi se situata e Covid-19 në vend është stabilizuar dhe është parë një ulje e numrit të të infektuarve.
Në një intervistë për Euronews, Bino u shpreh se Komiteti i Ekspertëve do të vlerësojë situatën dhe do të vendosë nëse do të ketë apo jo nevojë për masa shtesë.
“Situata jonë është e njëjtë me të gjithë vendet e Ballkanit dhe aktualisht Ballkani ka një rënie të numrit të rasteve, por domethënë situata jonë është e ngjashme me vende të tjera të Ballkanit. Kjo do të varet nga shifrat, janë masat që po ndiqen kohë pas kohë. Ne nesër do të kemi një rivlerësim të javës se si ka shkuar, dhe dyjavëshit që ka shkuar, dhe në këtë mënyrë do të vendosim në drejtim të masave më shtrëngese apo jo.”
Bino këshilloi që për festat e fundivitit qytetarët të shmangin lëvizjet nga njëri qytet në tjetrin dhe të mosgrumbullohen