Qeveria premtoi mbështetje ndaj sektorit të bujqësisë dhe turizmit.
Ministrja e Ekonomisë dhe e Financave Anila Denaj zhvilloi të shtunën një takim vjetor online në kuadër të projektit të Mbështetjes Financiare të Agrobiznesit Shqiptar.
Ajo u bëri thirrje fermerëve, agropërpunuesit dhe sipërmarrjet në fushën e turizmi, të përfshihen në skemat e financimit që mbështeten me garanci nga qeveria shqiptare dhe nga Europian Union in Albania, përmes një shënimi në Facebook.
Në takim Denaj kërkoi që të shikohet “mundësia e krijimit të një produkti financiar të dedikuar dhe të lidhur me zinxhirin e vlerës në bujqësi në mënyrë që të rritet mundësia e përfshirjes në financim edhe për bizneset mikro dhe të vogla që bashkëpunojnë për të rritur ekonominë e shkallës.