
Dy persona që dyshohet se kanë lidhje me sulmin terrorist në Vjenë muajn e kaluar, janë arrestuar nga autoritetet austriake.
Zëdhënësja e prokurorisë ka njoftuar se një austriak, 26-vjeçar, me origjinë afgane, është arrestuar pasi gjurmë të ADN-së së tij janë gjetur në armën që u përdor në sulmin e Vjenës, raporton Reuters.
Për të arrestuarin e dytë prokuroria nuk dha detaje.
Mbrëmjen e 2 nëntorit, një 20-vjeçar qëlloi me armë zjarri në qendër të Vjenës duke vrarë 4 persona dhe plagosur 15 të tjerë. Ai u ekzekutua nga policia pak minuta pasi kishte nisur sulmin.
Autori quhej Kujtim Fejzullahu, shqiptar i Maqedonisë së Veriut që jetonte në Austri. Ai ishte simpatizant i organizatës terroriste ISIS.
Autoritetet austriake kanë arrestuar 15 persona në lidhje me sulmin. Autoritetet në Gjermani dhe Zvicër po hetojnë gjithashtu njerëz për të cilët ata dyshojnë se kishin lidhje me Fejzullahun.