Vrau qiradhënësin, Gjykata lë në burg autorin

Nga Exit News
Vrau qiradhënësin, Gjykata lë në burg autorin

Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për autorin e vrasjes së tre ditëve më parë në Kuçovë.

Vangjel Polovina u la në burg nga gjykata pasi vrau me armë zjarri Ajet Gunelin.

Konflikti mes tyre kishte të bënte me një stallë derrash që Guneli i kishte dhënë me qera Polovinës.

Ky i fundit nuk i kishte paguar qeranë viktimës prej një viti por ka pretenduar se e ka shlyer atë duke dhënë mish, raporton Shqiptarja.com.

Autori ka shprehur pendesë në seancë dhe ka deklaruar se vrasje ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër, pas shumë kërcënimeve me jetë që i kishte bërë viktima.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>