PDIU dënon arrestimin e aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

Nga Exit News
PDIU dënon arrestimin e aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka dënuar, të dielën, arrestimin e sociologut Ergys Mërtiri dhe disa aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit (AMT).

Në një postim në Facebook, PDIU e quan arrestimin e tyre ‘shembulli “par exellence” i masave anti-demokratike dhe represive që vazhdojnë të ndërmerren nga Ministria e Brendshme.’

Duke e quajtur këtë një goditje fatale ndaj rezistencës demokratike dhe aktivizmit qytetar, PDIU shkruan se ‘demokracia jonë hibride po rrëshket gjithnjë e më shumë drejt autoritarizmit duke vënë në rrezik më shumë se kurrë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.’

Një ditë më parë, policia arrestoi Mërtirin dhe disa aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Lajmin e bëri të ditur AMT, përmes një video të postuar në Facebook.

Në video shihet se aktivistët janë ndaluar me dhunë nga policia. Motivet e arrestimit të tyre nuk janë të qarta. Aleanca njoftoi në Facebook se ndodhen në Komisariatin nr 1, por nuk jep detaje se pse janë arrestuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>