Cakaj kundër gjykimit të liderëve të UÇK-së në Hagë

Nga Exit News
Cakaj kundër gjykimit të liderëve të UÇK-së në Hagë

Zëvendësministri i jashtëm, Gent Cakaj ka takuar të dielën Ambasadorin e Kosovës në Hollandë, Lirim Greiçevcin, gjatë vizitës së tij në Hagë.

Në një postim në Facebook, Cakaj shkroi se tema kryesore e bisedës ishte proceset gjyqësore në Gjykatën Speciale të Hagës ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Cakaj dënoi përsëritjen e hetimeve nga ana e gjykatës për çështje që janë gjykuar më parë:

“Krimet e luftës në Kosovë janë hetuar e gjykuar nga UMNIK-u, EULEX-i, Tribunali i Hagës, drejtësia vendore. Gjykata Speciale, pra, jo vetëm merr përsipër të hetojë e gjykojë sërish një palë që ka mbyllur kusuret me drejtësinë ndërkombëtare për dy dekada rradhazi, por edhe e bën këtë në mënyrë krejtësisht të njëanshme duke vënë në shënjestër vetëm strukturat e UÇK-së dhe Kosovës në përgjithësi. Kjo qasje, pra, s’ka fare lidhje as me të vërtetën, as me drejtësinë.”

Ai dënoi moshetimin dhe mosndëshkimin e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës:

“Krimet kundër njerëzimit, spastrimi etnik dhe gjenocidi i Serbisë në Kosovë, jo vetëm që nuk janë hetuar e gjykuar mjaftueshëm, por sot ato përgjithësisht nuk përmenden fare dhe bashkësia ndërkombëtare kryesisht qëndron e heshtur para tyre.

Për Tribunale Ndërkombëtare e Gjykata Speciale ka nevojë Serbia për të gjitha mizoritë e kryera në Kosovë, e jo Kosova për luftën e saj çlirimtare.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>